6.5 C
Tirana

Ministrat e Shëndetësisë së BE-së mbledhje për koronavirusin

Më datë:

Bruksel
Ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) më 13 shkurt do të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi epideminë e koronavirusit të ri në Kinë,  (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker, tha se ministrat e Shëndetësisë do të diskutojnë rreth zhvillimeve për epideminë e koronavirusit.

Ndërkohë rikujtohet se BE-ja javën e kaluar njoftoi se do të dhurojë 10 milionë euro për hulumtimin e epidemisë së koronavirusit.

Numri i të prekurve nga koronavirusi i shfaqur në qytetin Wuhan të Kinës ka arritur në 40.613. Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet shëndetësore përkatëse të vendeve që kanë njoftuar shfaqjen e koronavirusit të ri (2019-nCoV), thuhet se koronavirusi përveç Kinës është përhapur në 24 vende të tjera përfshirë edhe ishullin e disktueshëm të Kinës, Tajvanin.

Për shkak të koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën gjithsej 910 persona, prej të cilëve 908 në territorin kryesor të Kinës dhe nga një person në aministratën speciale Hong Kong dhe një në Filipine.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si...

Pezullimi i Ballukut, SPAK: Masë individuale, asnjë cenim i kompetencave të ekzekutivit

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të...

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi...

Petrit Qoli mohon praninë në funeral: Turp nga ‘kapiteni’

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në...