Milicët e Haftarit sulm me raketa në Tripoli

Më datë:

Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë kryer një sulm me raketa në jug të kryeqytetit Tripoli, (AA).

Lidhur me sulmin, qendra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) tha se raketa e shkrepur nga milicët e Haftarit goditi një shtëpi në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë humbi jetën 1 civil dhe u plagosën 2 fëmijë.

Rikujtohet se milicët e Haftarit edhe mbrëmë shkrepën raketa në rajonin Ban El-Bashir të Tripolit ku si pasojë u plagosën 2 fëmijë.

Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i milicëve të Haftarit dje deklaroi se e kanë mirëpritur propozimin humanitar për armëpushim të rekomanduar nga OKB-ja dhe vendet evropiane për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Por, pavarësisht kësaj milicët e Haftarit vazhdojnë sulmet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...