14.5 C
Tirana

Milicët e Haftarit sulm me raketa në Tripoli

Më datë:

Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë kryer një sulm me raketa në jug të kryeqytetit Tripoli, (AA).

Lidhur me sulmin, qendra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) tha se raketa e shkrepur nga milicët e Haftarit goditi një shtëpi në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë humbi jetën 1 civil dhe u plagosën 2 fëmijë.

Rikujtohet se milicët e Haftarit edhe mbrëmë shkrepën raketa në rajonin Ban El-Bashir të Tripolit ku si pasojë u plagosën 2 fëmijë.

Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i milicëve të Haftarit dje deklaroi se e kanë mirëpritur propozimin humanitar për armëpushim të rekomanduar nga OKB-ja dhe vendet evropiane për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Por, pavarësisht kësaj milicët e Haftarit vazhdojnë sulmet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump – Hamasit: Rrespektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake nën patronazhin e SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se forcat “shumë...

Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi| Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

Ka nisur Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi këtë të premte, 17 tetor,...

KFOR: Mirëpresim respektimin e marrëveshjes për dislokimin e FSK-së në veri

 Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha sot...

Begaj pret zv.presidentin turk: Ekonomia dhe tregtia prioritet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot, 17 tetor,...