Milanoviç fiton thellë zgjedhjet në Kroaci

Më datë:

Zoran Milanoviç siguron me një rezultat historik mandatin e dytë si president i Kroacisë. Ai siguroi gati ¾ e votave në raundin e balotazhit të zhvilluar të dielën, duke mundur me 74.6% rivalin e tij Dragan Primorac, i cili mori 25.3% të votave.

Milanoviç është kundër ndihmës që Bashkimi Europian dhe NATO i jep Ukrainës që po përballet me luftën ruse, që sipas tij nxit thellimin e konfliktit. Megjithatë, ai ka kritikuar edhe Rusinë për sulmin në Ukrainë.

Pas qartësimit të fitores së tij të thellë të paarritur deri më sot nga asnjë president tjetër kroat që pas pavarësisë nga ish-Jugosllavia, Milanoviç tha se ky ishte një mesazh nga populli për qeverinë e Andrej Plenkoviçit. Ai akuzon qeverinë e qendrës së djathtë që është pro-Brukselit, për inflacionin në nivele të larta, skandalet e korrupsionit dhe shtimin e papunësisë.

Zyrtarët aktualë të Bashkimit Europian i ka kritikuar për qasje jo demokratike, duke i etiketuar si të pazgjedhur nga populli.

Ish-kryeministër dhe ish-drejtues i socialdemokratëve, Milanoviç është një promovues i flaktë i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. 58-vjeçari krahasohet shpesh edhe me Donald Trumpin për qasjen në politikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...