18.5 C
Tirana

Microsoft lanson “versionin paraprak” të aplikacioneve Android në Windows 11

Më datë:

Microsoft ka lansuar “versionin paraprak” të mbështetjes së aplikacioneve të tij Android në Windows 11.

Versioni është i disponueshëm për testuesit në versionin Beta Channel të Windows 11, që do të thotë se do të duhet të zgjedhësh programin Windows Insider për të pasur qasje.

Sipas The Verge, përcjell Telegrafi, përvoja e instalimit të aplikacioneve është shumë e thjeshtë.

Microsoft ka bashkëpunuar me Amazon, kështu që Microsoft Store do të listojë aplikacionet, por do t’ju dërgojë në aplikacionin e Appstore të Amazon për t’i instaluar ato si dhe për t’i përditësuar.

Kjo gjithashtu ndihmon në instalimin e një nënsistemi Windows për Android, që është teknologjia thelbësore që fuqizon aplikacionet Android që ekzekutohen në Windows 11.

Aplikacionet ekzekutohen në një mënyrë efektive në një makinë virtuale, të përfshira në botën e tyre, por në gjendje të qëndrojnë krah për krah me aplikacionet e tjera të Windows.

Ju mund t’i aktivizoni aplikacionet Android në menynë “Start” ose shiritin e detyrave dhe të përdorni veçoritë e dritareve dhe funksioneve të shumëfishta të Windows 11, ashtu si një aplikacion i zakonshëm desktop.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...