Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të forcave operacionale Oltian Bistri dhe 5 personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza.
SPAK i akuzon ata për disa vepra penela, nga ajo e vrasjes, sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion.
Në seancën e kësaj të premteje trupi gjykues vendosi të kalojë për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.
Firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme erdhi pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”. Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre prej të pandehurve kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Për këtë gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.


