13.5 C
Tirana

Meta zgjeron mbrojtjen ligjore, seanca paraprake shtyhet

Më datë:

Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta.

Mësohet se Meta, përveç Kujtim Cakranit, ka marrë edhe një avokat të dytë, Gylsen Zhllima, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.

Kujtojmë se prej 1 viti Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie.

Sot në hyrje të GJKKO, avokati i tij Çekrezi deklaroi për mediat së tashmë kishte nisur beteja kundër regjimit të Ramës.

Kujtim Cakrani, deklaroi se klienti i tij do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore që prej ditës së sotme.

Në një prononcim për mediat, Cakrani theksoi se Meta është i gatshëm të përballet me akuzat dhe të paraqesë çdo argument në mbrojtje të tij.

Sipas avokatit, Meta paraqitet tepër i qetë dhe i relaksuar, madje po punon edhe për botimin e një libri të ri.

“Meta do të marrë pjesë në çdo seancë. Ai dëshiron të përballet me çdo pretendim dhe do të japë çdo përgjigje e sqarim lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij. Që prej sot, Meta do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat. Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt dhe është i qetë; ndoshta palestra dhe puna me librin që po përgatit e kanë ndihmuar. Sigurisht, edhe prania ime si avokat ka kontribuar në këtë qetësi,” u shpreh Cakrani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...