6.5 C
Tirana

Meta viziton Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës të kthyer në karantinë: Kapacitet për të pritur 120 pacientë

Më datë:

Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

foto galeri
foto galeri

foto galeri

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht. Sic beri me dije dhe Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, ne kete mjedis te kthyer ne karantine, qendrojne dy persona, por qe rezultojne negativ me COVID-19.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetesore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, – u shpreh Presidenti Meta.

Nderkohe, ne nje postim ne ‘Facebook’ Meta shkruan se kapaciteti i Shtëpisë se Pushimit të Ushtarakëve në Durrës eshte per 120 persona.

“Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale. Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore. Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ”, shkruan Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...