14.5 C
Tirana

Meta uron Belgjikën për Pavarësinë: Mirënjohje për mbështetjen, do plotësojmë të gjitha kriteret për integrimin

Më datë:

Presidenti Ilir Meta uron Belgjikën në Ditën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar Mbretit Philippe, Kreu i Shtetit Shqiptar shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës.

“Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike”, thekson Meta.

Mesazhi i plotë:

Madhëria Juaj, Mbreti Philippe

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës.

Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Kjo më bën optimist për një të ardhme të shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Një urë lidhëse e qëndrueshme në këto marrëdhënie është edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Belgjika i ka krijuar këtij komuniteti për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u integruar dhe dhënë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore, kulturore e ekonomike midis dy vendeve.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike. Mbështetja në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, është e një rëndësie shumë të veçantë për vendin tim. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret që do të na mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në një kohë sa më të afërt.

Duke Ju përcjellë edhe një herë urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Belgjikës, Ju lutem Madhëri, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...