Meta: Të bashkërendojmë të gjitha energjitë në rivendosjen e shtetit të së drejtës

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi të premten një takim me Kreun e Grupit të “Rithemelimit”, Sali Berisha. Takimi vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi në garën elektorale të 24 shtatorit për kreun e Bashkisë së Kukësit, PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Meta, në fund të  takimit, duke u ndalur për mediet, bëri me dije se në qendër të vëmendjes ishte bashkërendimi i aksionit opozitar. Meta u shpreh se detyra e opozitës është të bashkërendojë të gjitha forcat e saj për rivendosjen e shtetit të së drejtës.

“Diskutuam për të bashkërenduar një axhendë sa më aktive, opozitare, sa më gjithëpërfshirëse. Në këto kushte kaq degraduese në të cilat ndodhet situata me shtetin e së drejtës, me demokracinë. Në këto rrethana, ku skandalet e qeverisë dhe të korrupsionit të saj skizofrenike mbivendosen njëri mbi tjetrin. Dhe ndërkohë, kur problemet ekonomike, sociale veçse rëndohen dhe që vazhdon të shprehet në fenomenin e largimit, apo të shpopullimit”, tha Meta.

“Është detyra e opozitës të bashkojë të gjitha energjitë e saj dhe jo vetëm të saj, por të të gjithë shoqërisë në rivendosjen e shtetit të së drejtës, të demokracisë dhe të llogaridhënies. Padyshim që kjo axhendë përfshin angazhimin parlamentar dhe përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar të gjithë potencialin e opozitës në këtë drejtim. Në pushtetin vendor, ku opozita ka përfaqësimin e saj në të gjithë vendin edhe kudo në kontakt me të gjitha grupet e interesit që ndihen të kërcënuar dhe të përjashtuar nga kjo keqqeverisje”, vijoi Meta.

I pyetur nëse do të jetë në tryezën e ardhshme opozitare, Meta u shpreh se, “ne jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi ynë. Dhe dega e Partisë së Lirisë atje, ka qenë dhe mbetet shumë aktive. Deputetët tanë, edhe kur nuk ka parlament, janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim dhe kanë qenë gjithmonë”, vijoi ai.

Lidhur me protestat, ai tha se rëndësi ka që opozita të bashkërendojë axhendën e saj.

“Asnjë diskutim që do të ketë dhe data të tilla, për protesta, por kjo nuk është kjo më e rëndësishmja. E rëndësishmja është që kemi një program për të bashkërenduar axhendën e opozitës në këtë drejtim. Nuk jam këtu për t’u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.

I pyetur, nëse do të ishte dakord nëse Sali Berisha do nxirrte Gazment Bardhit si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik. “Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik”, nënvizoi Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...