7.5 C
Tirana

Meta takim me ambasadoren Kim: Diskutuam mbi përmbushjen e detyrimeve dhe përshpejtimin e integrimit

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren amerikane në vend Yuri Kim.

Meta bëri me dije se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Postimi i plotë:

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruajti Meta në Facebook.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi hedh poshtë propozimin e Shehajt: Nuk do shkelim ligjin për favor të qeverisë

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar...

Kompleksi “Shefqet Lamçja” në Elbasan drejt standardeve moderne

Kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan është drejt përfundimit...

Evakuohen pesë familje të bllokuara nga përmbytjet në Mitrovicë

 Policia, ekipet e shpëtimit dhe emergjencat Civile në Mitrovicë...