Meta: Shpresoj që palët të arrijnë konsensus, do të afroheshim më shumë në familjen europiane

Më datë:

Presidenti i vendit Ilir Meta në një dalje publike për mediat, duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se shpreson që të dyja palët të arrijnë konsensus.

Meta tha se konsensusi bën që edhe BE të shënojë një raport progresi për vendin tonë drejt integrimit europian.

Ilir Meta: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.

Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Duket se cështja ka mbetur në mirëbesim në disa elementë. Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/255792575764810/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...

Shkencëtarët në kërkim të “pilulës së jetëgjatësisë”, testet japin rezultate

Një kompani bioteknologjike kineze po zhvillon një trajtim, të...