14.5 C
Tirana

Meta “rrëmben” bashkëkrijuesin e ChatGPT

Më datë:

Meta ka emëruar Shengjia Zhao, një nga bashkëkrijuesit e ChatGPT, si shkencëtarin kryesor të laboratorit të saj të ri për Superinteligjencën, në kuadër të përshpejtimit të garës për Inteligjencën Artificiale të avancuar.

Lajmin e bëri të ditur CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në Threads, ku theksoi se Zhao do të punojë drejtpërdrejt me të dhe me Alexandr Wang, drejtuesin e ri të AI-së në Meta, të rekrutuar nga startup-i Scale AI.

Zhao ka qenë më parë studiues në OpenAI dhe ka ndihmuar në zhvillimin e disa prej modeleve më të fuqishme të kësaj kompanie, përfshirë GPT-4, versionet e tij të avancuara (4.1 dhe o3), si dhe vetë ChatGPT-në.

Ai është një nga emrat e shumtë që kohët e fundit janë larguar nga OpenAI për t’u bashkuar me Meta-n, që po ofron paketa pagash dhe kushte shumë konkurruese për tërheqjen e talenteve më të mirë në fushën e AI-së.

Meta e krijoi së fundmi Superintelligence Lab, një njësi e re që do të fokusohet në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale të përgjithshme dhe modeleve të linjës Llama. Laboratori funksionon i ndarë nga departamenti ekzistues i kërkimeve në AI, FAIR, që drejtohet nga Yann LeCun.

Zuckerberg ka deklaruar se ambicia e Meta-s është ndërtimi i një inteligjence të përgjithshme të hapur për të gjithë, me kod të lirë (open-source), një strategji që ka ngjallur diskutime dhe reagime të ndryshme në komunitetin shkencor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...