13.5 C
Tirana

Meta pret në takim ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Roli aktiv i faktorit shqiptar, provë e mbështetjes për projektin euroatlantik

Më datë:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e jashtëm shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Meta ka deklaruar se se roli aktiv i shqiptarëve në institucionet maqedonase është provë e mbështetjes për projektin euroatlantik.

Ai thekson se pret një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, si aleate të NATO dhe me vizion të përbashkët euroatlantik.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Presidenti Meta pret në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani

5 shkurt 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, si në nivelin dypalësh ashtu edhe rajonal.

Kryetari i Shtetit vuri theksin në rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimin ekonomik e tregtar, shkëmbimin e përvojës në fushën e nxitjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrjes në projekteve dypalëshe e rajonale në dobi, veçanërisht, të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

“Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik të Maqedonisë së Veriut”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se zbatimi i reformave, respektimi i agjendës europiane dhe zhvillimet demokratike të Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojnë kapërcimin e pengesave në procesin e integrimit të saj europian.

Presidenti Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...