16.5 C
Tirana

Meta pret ambasadorin e ri të OSBE: Duhet të luani një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ku mes të tjerash e ka uruar për mandatin e saponisur në Shqipëri.

Në një postim në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit thekson se gjatë takimit është shprehur se kërkuar “Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit”.

Mesazhi i Metës:

Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilëm aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3536584683054446&show_text=true&width=552&height=899&appId

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...