13.5 C
Tirana

Meta: Përballja me regjimin, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe.

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.

Ilir Meta: Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...