7.5 C
Tirana

Meta nga Durrësi: në 14 maj do t’i japim fund modelit të betonit kriminal

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët së bashku me kandidatët për këshilltarë në Bashkinë e Durrësit, foli për zgjedhjet e 14 majit.

Meta u ndal tek modeli i ndjekur i qeverisë, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka betonizuar Durrësin.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh besimplotë pë zgjedhjet lokale, duke thënë se më 14 maj do i jepet fund modelit të betonizimit.

“Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranë para 20 vitesh, e Edi Ramës, ku u konsolidua jo vetëm në Tiranë por edhe në Durrës. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni. Qyteti mbrohet nga UNESCO por jo nga shteti. Besoj se me vetëm ne do i japim fund modelit të betonit, që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion. Unë jam besimplotë për fitoren e kandidatit tonë, Igli Cara. Njëkohësisht jam besimplotë se fitorja bindëse e listës sonë bashkë fitojmë më 14 maj do të jenë një mbështetje e madhe për Igli Carën dhe një garanci se modeli do të jetë ndryshe. Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...