Në bashkëbisedim me Presidentin Meta, të rinjtë italianë së bashku me dy pastorët, që udhëheqin veprimtarinë e tyre disavjeçare fetare dhe sociale në vendin tonë, nënvizuan dëshirën, që në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë italianë dhe shtetas të huaj, të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit në vendin tonë për dhurimin e gjakut.foto galeri

“Dëshiroj të falënderoj grupin vullnetar të besimtarëve protestantë të Kishës ‘Sabaoth’ në Tiranë, pastorët si dhe të gjithë të rejat e të rinjtë italianë, për solidaritetin e tyre të shkëlqyer frymëzues me kauzën fisnik e humane të dhurimit të gjakut, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë në vendin tonë, të cilët kanë nevojë jetike për gjak.foto galeri

Falenderim e mirënjohje për të gjithë të huajt, që në nderim të mikpritjes sonë tradicionale, i bashkohen kauzës humane të dhurimit të gjakut.foto galeri

‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human.” – u shpreh Presidenti i Republikës.

foto galeri