Meta: Merrni pjesë, unifikoni qëndrimin

Më datë:

Presidenti Ilir Meta bën me dije se po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...