19.5 C
Tirana

Meta i përgjigjet Ramës: Jam krenar për çdo vlerësim! Më 26 prill ka një adresë ku do të kurohet dhe shijojë diellin e Vlorës

Më datë:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Edi Ramës për ironitë e këtij të fundit se po dekoron edhe parukierë në funksion të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta thotë se është krenar për çdo vlerësim, teksa sa për provokimet e Ramës, e paralajmëron se më 26 prill do të nisë kurimin në Vlorë dhe do të shijojë diellin e Vlorës.

Për Metën ka vetëm një interes, Vlora, pasi nuk do që në qytetin bregdetar të shkojë dhe të shohë qytetarë nga Bangladeshi e India.

 

PYETJA: Situata me LSI në Vlorë?

ILIR META: Unë kam vetëm një interes, Vlora e vlonjatëve sepse nuk do doja që këtu të vija e të takoja nga Bangladeshi e India, se të rinjtë s’do gjejnë më të bukur se Vlora. Nderuam gjakun e atyre të cilët e dhanë në luftë me fashizmin e pushtuesit, dhe sot e dimë kush ka pusttuar institucionet, kush ka vrarë shpresën.

PYETJA: Rama thotë që ka dhe parukierë nga ata që vlerësoni?

ILIR META: Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës. Sa i takon provokimeve ordinere, e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do jua dërgojmë më 26 prill ku ai do ketë mundësinë të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masat ndaj Ballukut, Ivi Kaso: Përgjegjësia nuk ndalet te zv/kryeministrja

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe...

Berisha sulmon takimin Rama-Balluku: SMS-të janë kurth, përplasja zgjati 7 orë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin...

Të paktën 43 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar...

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...