21.5 C
Tirana

Meta: Do të mbështesim gjithë iniciativat e studentëve. Kjo qeveri kërkon t’ua gjymtojë dhe ëndrrat

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se dimri demografik që ka kapluar Shqipërinë do të marrë fund.

Duke iu referuar largimit të të rinjve nga vendi, Meta zbuloi planin dhe objektivat e Partisë së Lirisë për të të mbështetur rininë.

Ai kërkoi dhe njëherë plotësimin e kërkesave të pedagogëve dhe premtoi mbështetje për iniciativat e studentëve.

“Ju e dini shumë mirë se si funksionon transporti, situatën me trafikun, me ndotjen e shumë problematika të tjera, përveç atyre që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e universitetit dhe cilësinë e edukimit.

Shpresojmë dhe kërkojmë qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. janë të plotësueshme, thjesht që qeveria të mos vjedhë më, ose mos vjedhë kaq shumë. Është çështjes prioritetesh.

Ju i dini shumë mirë aferat me inceneratorët.  Është konceptuar si një aferë për të vjedhur dhe jo për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Iu kërkohet qytetarëve të kursejnë, por qeveria nuk kursen.

Ju e keni dëgjuar ministrin nuk ka zhvillim ka krim. Jo, krimi është kancer për zhvillimin e vendit. Shqipëria ka vendin e parë për numrin e të burgosurve.

Nuk duam të shohim më të rinj që largohen nga vendi duke rrezikuar jetën si në 1990. Duam të shohim të rinjtë që mbështeten nga shteti që të zhvillojnë vendin. Ndaj do jetë prioritet për Partinë e Lirisë. Ne do rivitalizojmë sturt-up mëso dhe fito.

Në Shqipëri ka një shkollë të jashtëzakonshme profesionale në Shkodër, por ka një problem se shkolla është aq e mirë sa të gjithë ikin jashtë. Objektivi ynë të garantojmë një shkollim dhe formim të tillë, por jo për të ikur jashtë.

Mbështetja për arsimin do jetë kryesore dhe vendimtare. Do të mbështesim gjithë iniciativat e studentëve për të përmirësuar kushtet e tyre. Nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa bën qeveria e Kosovës për ta. Ne i kemi mundësitë shumë më të mëdha, por duhet të luftojmë korrupsionin.

Jemi para një sfide për të pasur një Shqipëri të të rinjve dhe për të rinjtë, e cila lind, rrit dhe edukon njerëz të lirë, që besojnë të lirë, që ndihen të lirë dhe të paintimiduar nga askush dhe që ëndërrojnë të lirë. Se kjo është një qeveri që kërkon dhe ëndrrat t’ua vrasë dhe gjymtojë të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.

Besoj se së bashku në disa muaj të gjithë ta besojnë këtë që unë e besoj plotësisht se Shqipëria do jetë e të rinjve, se ky dimër demografik që ka kapluar Shqipërinë do të marrë fund dhe ne do të hyjmë në një zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...