Meta dekreton ligjin për ekstradimet mes Shqipërisë dhe Britanisë: Përfitojnë mbi 1500 të dënuar

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe si dhe Irlandës së Veriut për ekstradimin e personave të dënuar. Meta thotë se kjo marrëveshje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet te tjetri dhe ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respektive.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respketive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

Kjo marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Sipas të dhënave statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1 580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social”, shkruan Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...