15.5 C
Tirana

Meta dekretoi qeverinë “Rama 3”

Më datë:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”. Meta nuk ka humbur kohë dhe pas marrjes së përgjigjes nga Prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për postet ministrore nuk ishin nën hetim, Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj kreut të shtetit.

Dekreti i Metës hyn në fuqi menjëherë. Pak ditë më parë, Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër. Ky i fundit i dërgoi Presidentit Meta emrat kabinetit qeveritar. Kreu i shtetit, ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamenti, ka kërkuar informacione shtesë për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar. Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit 7 ditor i ka kthyer përgjigje Metës duke i cilësuar “të pastër” emrat e ministrave.

Qeveria “Rama 3” :

  • Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  • Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...