Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca: Do vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve për negociatat

Më datë:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë online me raporteren për Shqipërinë në PE Isabel Santos dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca ku në fokus ka qenë çështja e negociatave.

Teksa informon për këtë bisedë, Kreu i Shtetit falënderon eurodeputetn Santos për projekt rezolutën për Shqipërinë me vëmendje të veçantë tek zgjedhjet e ardhshme, shpopullimi dhe liria e medias.

Meta thekson se si President i Republikës do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve që lidhen me negociatat.

POSTIMI I PRESIDENTIT
Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.
Një falënderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.
E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale.

Meta Fb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...