Dalja e dy personave të armatosur nga banesa e braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Erzen Uka, i ka hapur rrugën zbulimit të detajeve të mëtejshme, ndërsa autoritetet ende po vijojnë kontrollin e zonës dhe të ndërtesës ku ata qëndruan të izoluar për orë të tëra.
Raportohet se një nga të dorëzuarit, Juljan Cumraku, 34 vjeç, ka një histori personale që përfshin konvertimin e tij fetar. Fillimisht besimtar katolik, Cumraku më pas është konvertuar në fenë myslimane. Sipas informacionit të siguruar, ai frekuentonte një xhami në fshatin Kryezi, objekt fetar që prej një kohe të gjatë funksionon pa imam të përhershëm.
Ndërkohë, operacioni antiterror në terren vijon.
Forcat RENEA kanë nisur kontrollin e plotë të ambientit me qen të specializuar, me qëllim zbulimin e çdo arme ose materiali të rrezikshëm që mund të jetë fshehur nga dy të dyshuarit gjatë qëndrimit të tyre në banesë.


