Merkel në takimin me Ramën: Në mars duam hapje të negociatave për Shqipërinë

Më datë:

Kancelarja gjermane para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të dëshironte hapjen e negociatave në mars.

‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Neë do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’- tha Merkel.Qur

Sot Merkel dhe Rama takohen në Berlin për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve e cila mbahet më 17 shkurt në Berlin, që Shqipëria të përfitojë donacione për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Fatura kap shifrën e 1 miliard eurove sipas kryeministrit Rama.

Kancelarja Merkel ka qenë ndër të parët që vitin e kaluar, në shtator të 2019 doli hapur pro negociatave me Shqipërinë. Kjo gjë u pasua më pas dhe nga Bundestagu me një rezolutë pro negociatave si dhe nga shumicë e vendeve të BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...