11.5 C
Tirana

Merkel: Covid-19 më e keqe se kriza bankare dhe financiare e vitit 2008

Më datë:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19) ka futur vendet në një situatë më të vështirë se kriza bankare dhe financiare e vitit 2008, (AA).

Merkel e cila ndodhet në karantinë në shtëpinë e saj me qëllim për t’u mbrojtur nga koronavirusi, zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet telekonferencës pas Samitit të BE-së ku ajo mori pjesë nëpërmjet video-konferencës.

Në deklaratën e saj Mekel tha se “Efektet e koronavirusit janë më të këqija se kriza bankare dhe financiare e vitit 2008”.

Ajo vuri në dukje se janë të vendosur që të trajtojnë luftën kundër koronavirusit së bashku si BE.

Merkel tha se nuk sheh ende ndonjë arsye për të lehtësuar masat e marra në vend për shkak të koronavirusit dhe kërkoi nga qytetarët që të jenë të durueshëm.

Pas pyetjes se si e kalon kohën në karantinë në shtëpi, kancelarja Merkel tha: “Zhvilloj një numër të madh bisedash telefonike dhe video. Më ka marrë malli për të marrë pjesë personalisht në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe takimeve ballë për ballë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...