15.5 C
Tirana

MEPJ informon mbi kriteret e lëvizjes jashtë vendit

Më datë:

Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit duhet të informohen mbi rregullat dhe protokollet e caktuara të vendosura nga shtetet përkatëse, ndërkohë që certifikata digjitale e vaksinimit të COVID-19 për Shqipërinë është aprovuar tashmë nga Komisioni Evropian.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të COVID-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Prej disa muajsh, Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të COVID-19 për Shqipërinë. Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Ndërkohë, Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE.

MEPJ informon qytetarët se “disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexojnë informacionet e përditësuara sipas çdo shteti”.

“Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...