Megaoperacion në Greqi, sekuestrohet heroinë me vlerë 90 mln euro

Më datë:

Policia greke ka sekuestruar 23 kg heroinë dhe ka vënë në pranga 2 persona, një shtetas turk, 50 vjeç dhe një shqiptar, 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës. Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë.

50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën e lëndës narkotike, ndërkohë që mediat fqinje bëjnë me dije se droga vinte nga Turqia.

Deri më tani bëhet me dije se në parkun e makinave, afër daljes në Veria, turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.

Lëvizjet e tyre janë monitoruar nga policia greke, e cila ka ndërhyrë në momentin e duhur, duke bërë të mundur ndaljen e makinës së drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë.

Në të njëjtën kohë autoritetet kanë arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij 50-vjeçar. Sipas llogaritjeve, sasia e heroinës do të katërfishohej, duke kapur në treg një vlerë prej 90 milionë eurosh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...