“Më vuri thikën në ije”, gruaja në Sarandë shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë: Më jep lekët ose të vrava

Më datë:

Një grua ka denoncuar në policinë e Sarandës një person duke deklaruar se e ka kërcënuar me jetë për t’i marrë paratë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të ditës së sotme kur qytetarja me inicialet A. M., punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë shkoi tek bankomati për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

Ajo është kërcënuar me thikë teksa ka qenë duke marrë paratë nga një i ri ende i paidentifikuar.

“Në momentin kur po kryeja veprimet një i ri, pa maskë, por me syze u afrua dhe më vuri një thikë në ije, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerët. më kërcënoi që t’i jepja lekët që po merrja nga bankomati, ose të bëja një tjetër tërheqje.

I thashë se nuk kam më shumë, kaq kam.

Ndërkohë ai vazhdonte duke më thënë ‘o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët’”, deklaroi ajo në polici.

Duke përfituar nga afrimi i njerëzve të tjerë qytetarja është shkëputur edhe pse e tronditur për çfarë kish përjetuar dhe ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin.

Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...