4.5 C
Tirana

Me temperaturë dhe kollë, Navalnyt vazhdon t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore në burg

Më datë:

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është ankuar sërish nga dhoma e tij e burgut për përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Ai është diagnostikuar me temperaturë 38.1 gradë Celsius dhe “kollë të rëndë”, mirëpo do të vazhdojë grevën e urisë, të cilën e ka nisur ditë më parë, ka shkruar Navalny të hënën në llogarinë e tij në Instagram.

Tre nga të burgosurit tjerë afër tij janë dërguar në spital për shkak të tuberkulozit. Politikani opozitar, i cili është burgosur në një kamp rreth 100 kilometra në lindje të Moskës, ka raportuar për dhimbje të mëdha në shpinë dhe paralizë të njërës këmbë, tash e një kohë.

Të mërkurën e javës së kaluar, ai ka deklaruar se ka nisur grevën e urisë, si shenjë proteste ndaj mungesës së kujdesit shëndetësor. Në shkurt të këtij viti, ai është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, në një proces gjyqësor që është kritikuar shumë. Gjyqësori rus e akuzon atë për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, teksa ai ka qenë duke u shëruar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok.

Në gusht të vitit të kaluar, Navalny është sëmurë pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në një fluturim brenda Rusisë. Ai është trajtuar më pas për disa javë në spitalin Charite në Berlin.
Kritiku i Kremlinit fajëson një ekip të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), që sipas Navalnyt, nën komandën e presidentit rus Vladimit Putin, ka tentuar ta vrasë. Putin dhe FSB, në anën tjetër, kanë hedhur poshtë akuzat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...