22.5 C
Tirana

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Më datë:

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, u përball me pyetje nga deputetët e opozitës lidhur me Kodin e Ri Penal, një projektligj që ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik.

 Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se rëndësia e Kodit nuk qëndron vetëm në numrin e dispozitave, por në cilësinë dhe garancitë që ai ofron për interesin publik, qytetarët dhe ekonominë.

 Ministri bëri të ditur se më 5 nëntor do të zhvillohet një takim me krerët e drejtësisë për diskutimin përfundimtar të projektit, duke shprehur bindjen se Kodi i ri Penal do të jetë një nga produktet më të mira ligjore që do të ketë vendi në vitet e ardhshme.

“Unë nuk mendoj që Kodi Penal apo çdo lloj kodi tjetër matet me dispozitat që ai ka, por në thelb matet me cilësitë dhe garancitë që ai ofron, për interesin publik, të qytetarëve, për ekonominë dhe krimeve të ndryshme që ndodhin. Nuk mund të pretendojmë se ne kemi më shumë paligjshmëri, ose kishim paligjshmëri dhe ne nuk e dinim. Në fund do të kemi një produkt i cili garanton dhe përfshin transparencën dhe që nga 25 korrik, kur është lançuar për herë të parë ai draft, si një materila i shumë i mirë për të provokuar diskutim dhe që prej atëherë janë zhvilluar një sërë tryezash konsultative.

Kemi disa institucione të drejtësisë të cilat e kanë marrë shumë seriozisht këtë draft dhe kanë përcjellë dhe kanë ndarë me ne, si në tryezat e diskutimit, por edhe me shkrim mendimin e tyre. Në datën 5 nëntor unë si ministër i Drejtësisë kam thirrur një takim me të gjithë krerët e drejtësisë për të diskutuar pikërisht për Kodin Penal. Jam i bindur që në fund të ditës do të kemi një produkt i cili është më i miri dhe që do të ketë Shqipëria për vitet që do të vinë”, tha ministri Lamallari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...