Me ndryshimin e ri në Instagram, e zgjidhni ju se kush do e shohë postimin tuaj

Më datë:

Ndryshimi i algoritmit të Instagramit ka sjellë shpesh ankesa nga përdoruesit që duan të ndërveprojnë më shumë me njerëzit që ndjekin. Platforma është përpjekur të gjejë mënyra për të lehtësuar shpërndarjen e postimeve mes miqve.

Aktualisht, po teston një opsion që lejon postimet vetëm me grupin e “Close Friends”.

Kompania ka konfirmuar për “TechCrunch” se testimi po kryhet në disa vende të botës, por nuk ka bërë me dije cilat.

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në disa vende të përzgjedhura të ndajnë postimet në llogaritë e tyre vetëm me miqtë e afërt. Jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që komuniteti ynë të shprehë veten dhe të ndërlidhet në Instagram”, tha një zëdhënës i Meta.

Nëse kjo risi do të aplikohet për të gjithë, do të reduktohet numri i llogarive alternative (Finsta) ku përdoruesit ndjekin dhe ndiqen vetëm nga njerëzit e afërt./

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtëna me armë në Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari, plagoset kalimtari

Rreth orës 09:55 të kësaj të diele, dy persona...

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...