7.5 C
Tirana

Më i madhi, teleskopi hapësinor “James Webb”, gati për të bërë histori

Më datë:

Teleskopi më i madh hapësinor pritet që të dërgohet në hapësirë në orët e ardhshme. Teleskopi hapësinor James Webb me vlerë 10 miliard dollarë do të lëshohet nëpërmjet një rakete nga Guajana Franceze. Projekti për ndërtimin e këtij teleskopi ka zgjatur 30 vjet dhe konsiderohet si një nga përpjekjet më të mëdhaja shkencore të shekullit të 21-të.

Teleskopi do të dërgohet në hapësirë me qëllim që të vëzhgojë yjet dhe galaksitë raporton “BBC”. Ai do të jetë i pajisur me një teknologji që do ti lejojë të studiojë atmosferat e planetëve të ndryshëm. Teleskopi do të lançohet nga Qendra Hapësinore Kourou në orën 09:20.

Shkencëtarët kanë pritshmëri të larta për projektin por janë në ankth nëqoftëse projekti do jetë i suksesshëm. Teleskopit James Webb do ti duhen 27 minuta që të shkojë në hapësirë. Teleskopi në momentin që do të arrijë në hapësirë do të aktivizojë çdo pjesë teknologjike të tij dhe nëqoftëse dështon t’i aktivizojë nuk do të funksionojë.

Drejtuesi i Agjencisë Hapësinore të SHBA-së Bill Nelson deklaroi, që ky është një mision i jashtëzakonshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes...

Berisha nxjerr të vërtetën mbi financimet e LaCivita: “Iu ngel mashtrimi në dorë”

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga...