“Më gjeni një politikan që ka kërkuar ndjesë”, Rama ‘sqaron’ gjuhën e tij gjatë fushatës

Më datë:

“Sy m’Sy” me qytetarët, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj këtë të Enjte të gjitha pretendimeve se në këtë fushatë Partia Socialiste nuk po paraqet program.

E nisi me ato që i quan “histori banale të këtyre ditëve”, duke theksuar se në komunikimin e tij ka sarkazëm apo metafora, por kurrsesi sulme denigruese. Tha po ashtu se edhe në rastet kur ka gabuar, ka kërkuar ndjesë siç rrallë e bën një politikan në Shqipëri.

“Flitet për gjuhën time që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën! Po çfarë kam thënë unë faktikisht, unë akoma s’e kuptoj se ç’kam bërë veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka vetëm një gjë, për të cilën kam kërkuar ndjesë, por edhe aty kam qenë gabim pa dashje. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, nuk është për të fyer dhe lënduar askënd, mirëpo u desh të gaboja që të mësoja që prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Dhe doli padashje…I gjendur në kushtet kur ndjeva që mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë kërkova ndjesë shumë sinqerisht, nuk është hera e parë që unë gaboj.

Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër, kam kërkuar ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkuar ndonjëherë ndjesë?! Kur vjen puna të gjuha, si shpjegohet që këta njerëz të cilët çdo natë çfarë nuk thonë?! Flasin me gjuhë ekstreme, unë jam shënjestra kryesore, kriminel, hajdut, mafioz. Asnjë provë deri më sot! Vetëm dokrra, llafe, e pi verën 33 mijë Euro. Lëshohet një fjalë në rrugë, pastaj kthehet në akuzë, komentohet, pastaj je fajtor. Unë personalisht kur përdor metafora merrem me thelbin e çështjes”, u shpreh kreu i qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gogu në Kavajë: Drejtësia për të rinjtë duhet të hapë dyer për një fillim të ri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një vizitë në...

Kontrabandë mallrash pranë Kamzës, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Një i ri ka rënë në prangat e policisë,...

Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi...

Sekuestrohet kokainë, kanabis, municione luftarake dhe një shumë parash, arrestohet i riu në Devoll

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi u...