Me ceremoni shtetërore Kurti pranon detyrën si kryeministër

Më datë:

Garda e FSK-së dhe tepihu i kuq janë bërë gati për të pritur kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i ri pas pranimit të mandatit do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e së hënës me 66 vota pro dhe 10 abstenime.

VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielën arriti përfundimisht marrëveshje bashkë-qeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.

Votimi i Qeverisë Kurti erdhi pas një seance maratonike e cila zgjati plotë 7 orë dhe që u përcollë me akuza dhe kritika nga opozita e posaçërisht nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ekzekutivi i ri në krye me Albin Kurtin do t’i ketë 15 ministri, gjashtë nga këto dikastere qeveritare do të drejtohen nga Vetëvendosje, gjashtë të tjera nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse tre do t’i takojnë minoriteteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes...

FED Invest përmbyll një vit jubilar me rezultate pozitive, të prezantuara në Asamblenë Vjetore

Tiranë, Qershor 2026 – Shoqëria e Kursim-Kreditit FED invest...

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...