McAllister apelon për unitet: “Dialogu politik është thelbësor”

Më datë:

Këtë të enjte, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka diskutuar për draft raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Në fjalën e tij kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare.

Ai dha mesazhe të rëndësishme duke theksuar se është me rëndësi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve.

Artikulli numër 21, do të vazhdojmë për draft raportin për Shqipërinë. Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëri duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit.

Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit.

Inkurajojmë dialog politik është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe të demokracisë. Ne kemi parë progres në Shqipëri.

Kemi bërë vizitë në Shqipëri ashtu si edhe pak ditë më parë ku kemi vënë edhe progreset”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria e Malit të Zi ul akcizat, nafta shitet me 1.87 euro për litër

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur një tjetër...

Gjashtë punonjës të aeroportit të Frankfurtit preken nga malaria, një viktimë

Gjashtë punonjës në aeroportin e Frankfurtit, rezultuan të infektuar...

Konjufca: I kemi gati emrat për presidentin, sinjalizon zgjidhje për krizën politike

Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka emrat për presidentin...

“Visi i Garave” mbetet në burg, 40-vjeçari akuzohet se dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me vdekje

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës...