7.5 C
Tirana

Mbyllen të gjitha bizneset në Malishevë, përjashtuar marketet ushqimore, barnatoret dhe furrat

Më datë:

Nga sot, pa afat të caktuar, në mbështetje të ligjit për vetëqeverisjen lokale, statutit të komunës dhe në bazë të planit të reagimit kombëtar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve në territorin e Komunës së Malishevës, përjashtuar barnatoret, barnatoret bujqësore, marketet ushqimore, mullinjtë, furrat e bukës, posta dhe telekomi, njësia e hidroregjionit, e ekoregjionit dhe KEDS-it.

“Kjo masë është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës, mbajtje të higjienës, qëndrimit në shtëpi dhe daljes pa nevojë. Po ashtu luten qytetarët, që edhe nëse kanë nevojë të dalin për blerje, këtë ta bëjë vetëm një anëtar i familjes, e jo më shumë, në mënyrë që të mos krijohet tollovi në markete, pasi kjo shkakton rrezik për të gjithë”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, sot janë duke u aplikuar edhe masa tjerë shtesë, ku obligohem për dezinfektim të shtuar në markete dhe objekte tjera, si zbatim të përpiktë të të gjitha urdhëresave, përndryshe të gjithë do të përballen me masat e parashikuara.

Për zbatimin e kësaj urdhërese është obliguar Drejtoria e Inspektoratit dhe Policia e Kosovës. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...