11.5 C
Tirana

Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna në Kosovë

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur komuna paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në dhjetë komuna të ndryshme.

Aksionet policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

“Me aksion të përbashkët, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e Sveçlës në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga ai, shihet edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, duke thënë se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi këtë aksion të autoriteteve të Kosovës si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

“Këto lëvizje agresive nuk janë vetëm sulm ndaj institucioneve, por edhe përpjekje e hapur për t’i minuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë”, shkroi Gjuriq në rrjetet sociale.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të heshtë, por “t’i mbrojë të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq – i cili ndodhet aktualisht në Bruksel për takimin e parë të Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit – e quajti këtë aksion “sulm” dhe tha se “një terror i tillë vë në pikëpyetje vetë dialogun”.

“Është e qartë pse [kryenegociatori i Kosovës, Besnik] Bislimi nuk u paraqit sot në Bruksel. Me delegacionin e Beogradit erdha me qëllim që sot të trajtojmë çështjen e personave të zhdukur, ndërsa Kurti dhe Prishtina zgjodhën rrugën e dhunës dhe veprimeve të njëanshme”, shkroi Petkoviq.

Radio Evropa e Lirë raportoi më parë se Policia e Kosovës ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe në Komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon gjithashtu në Graçanicë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...