12.5 C
Tirana

“Mbylle gojën ose do të përjashtohesh”/ Tensione te “Sterilizimi”, Metaj “përplaset” me Vokshin

Më datë:

Tensione ka pasur në komisionin hetimor të Sterilizimit.

Deputeti Ilir Metaj ka debatuar me kryetaren e Komisionit Albana Vokshi duke përdorur një gjuhë të ashpër me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca fliste, ndërpritet nga opozita, kjo ka tensionuar deputetin Metaj, i cili ka ngritur zërin.

“Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë 2, 3 sepse jemi në komision hetimor. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë.

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Thuaji atij ta mbyllë gojën. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në këtë komision”, tha Vokshi.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Metaj, i cili u shpreh se me sa duket opozita frymëzohet më shumë kur i djeg karriget se sa kur ulet mbi to, ndërsa shtoi se Vokshi dhe anëtaret e tjerë të komisionit duhet të dalë pak nga vetja e të respektojnë fjalën e kolegëve edhe nëse nuk janë dakord me to.

“Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne kemi minimalen e sjelljes qytetare për të mos ju ndërprerë edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord. Dilni nga vetja për një moment dhe mos ndërprisni kolegët.
Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve mbani shënim gabimet se mbase përmirësoheni”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...

Google integron AI Mode direkt në Chrome, pa nevojën për faqe të veçanta

Google po punon për të integruar funksionin e saj...

Lejuan ndërtimet pa leje në Vaun e Dejës, dërgohen në gjyq katër zyrtarë

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim...

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën...