Mbrojtja e rrjetit publik të ujit: AKUK vijon kontrollet e lavazheve në të gjithë vendin

Më datë:

Në vijim të njoftimit të bërë më parë dhe përfundimit të afatit të vetërregullimit më 31 tetor, ka nisur aksioni në terren për kontrollin e lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, z. Fludian Çuka u shpreh se: Është e rëndësishme që jo vetëm subjektet që ushtrojnë aktivitetin e lavazhit, por çdo biznes apo individ, të ndërgjegjësohet se lidhjet e paligjshme ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të banorëve, duke cenuar sasinë dhe presionin e ujit në rrjet. Gjithashtu, ndërhyrjet e pakontrolluara krijojnë rrezik për ndotjen e rrjetit publik dhe cenimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Të gjitha shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve do kenë një angazhim maksimal, kontrolle sistematike në terren dhe zbatim të njëtrajtshëm të masave, duke theksuar se qëllimi i këtij aksioni nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi, ligjshmëria dhe mbrojtja e furnizimit me ujë të qytetarëve.

Nga evidentimi i kryer në të gjithë territorin e vendit, janë identifikuar 1,206 lavazhe aktive, nga të cilat 460 subjekte e kanë lavazhin si aktivitet kryesor, ndërsa 746 subjekte të tjera e ofrojnë si shërbim dytësor. Këto të dhëna përbëjnë bazën për organizimin dhe shtrirjen e kontrolleve në terren.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë sistematike dhe, në rast të mosreflektimit, do të zbatohen masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Rrjeti publik i furnizimit me ujë është i të gjithëve. Askush nuk ka të drejtë të cenojë furnizimin dhe sigurinë e tij për qytetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AgroTech në TIF32, industria ushqimore shqiptare synon standardet europiane

Modernizimi i industrisë ushqimore, investimet n teknologji dhe përmbushja...

Rama në TIF32: Inspektime për të parandaluar, jo kontrolle për të ndëshkuar bizneset

Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar...

Tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme

Pas thuajse tre orësh, Ardit Gjebrea ka lënë ambientet...

Rulo lakre të mbushura

Nuk e dimë se sa shpesh mund t’i keni...