Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë

Më datë:

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 693 persona.

Me këtë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numër më të lartë të vdekjeve se Italia, e cila për një kohë të gjatë ishte epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Në Itali, sipas të dhënave të fundit, nga COVID-19 kanë vdekur gjithsej 29.315 pacientë.

Sipas numrit të viktimave nga koronavirusi, Mbretëria e Bashkuar tani është shteti i dytë në botë pas SHBA-së.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 194.990, me 4.406 raste të reja.

Në vend janë bërë gjithsej 1.383.842 teste, prej të cilave 84.806 në 24 orët e fundit.

Sekretari Raab tha se lufta kundër pandemisë nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme.

Vendi më 23 mars kufizoi daljen e qytetarëve në rrugë dhe mbylli bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive. Pas 16 prillit, masat u zgjatën për tre javë të tjera, ndërsa më 7 maj, qeveria pritet të rishikojë kufizimet dhe të publikojë një udhërrëfyes për të normalizuar vendin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...