Mbledhja e Reformës Zgjedhore, Garda pengon deputetët e opozitës të futen në mbledhje

Më datë:

Pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.

Në sallën ku ishte përcaktuar të mbahej mbledhja e komisionit, nuk pati asnjë deputet të PS apo të PD-së së Lulzim Bashës.

Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha kanë bllokuar mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00.

Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve.

Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.

Disa prej deputetëve kanë zënë ulëset e ligjvënëse socialistë.

Për pasojë, mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore do të mbahet online.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...