10.5 C
Tirana

Mbi 50 viktima nga zjarri në pavijonin e të sëmurëve me Covid në Irak

Më datë:

Më shumë se 50 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ra në një pavijon të përshtatur për të sëmurët me Covid në një spital në Irak.

Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni.

Kryeministri i Irakut ka kërkuar arrestimin e kreut të spitalit.

Kreu i parlamentit, Mohammed al-Halbousi, ka shkruar se shpërthimi ishte provë e qartë se “po dështohet të mbrohen jetët e irakianëve dhe është koha për t’i dhënë fund kësaj katastrofe”.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se pas ngjarjes ka pasur një përplasje mes demonstruesve dhe policëve në skenën e ngjarjes.

Dy makinave të policisë iu vu zjarri. Pavijoni kishte një hapësirë për 70 shtretër dhe ishte ndërtuar 3 muaj më parë. Kur nisi zjarri, aty ndodheshin 63 persona.

“Dëgjova një shpërthim dhe zjarri kishte shpërthyer me shpejtësi”, tha një roje e spitalit.

Autoritetet po vijojnë një operacion kërkimi në pavijon. Iraku ka pasur një numër të lartë infektimesh, 1.4 milionë të regjistruar si të infektuar me Covid dhe më shumë se 17 mijë viktima.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...