14.5 C
Tirana

Mbi 36 milionë raste me Coivd-19 në botë

Më datë:

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 36.052.573 raste me Covid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 7.723.721 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (6.757.131), Brazili (4.970.953), Rusia (1.237.504), Kolumbia (869.808), Spanja (865.631), Peruja (832.929), Argjentina (824.468), Meksika (794.608) dhe Afrika e Jugut (683.242).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me Covid-19 ka arritur në 327.557.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, Covid-19 u përhap në mbarë botën.

Deri më tani jetën e kanë humbur 1.054.710 persona.

Ndërkohë, 27.155.683 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.842.180 raste aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...