7.5 C
Tirana

Mbi 200 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Më datë:

Kosovë nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani kanë arritur të marrin vaksinën mbi 200 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në të dhënat që ka publikuar MSH-ja, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës.

Kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 49 mijë e 207 qytetarë.

Ministria gjithashtu ka siguruar qytetarët se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë javën e kaluar donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.

Kujtojmë se të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 182,000 doza të vaksinës AstraZeneca që janë donacion nga Norvegjia.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 9 raste të reja me coronavirus, si dhe është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...