10.5 C
Tirana

Mbi 10 mijë të prekur/ 631 viktima në Itali, 1 mijë të infektuar me Covid-19 brenda ditës

Më datë:

Në ditën e 20-të të erës së koronavirusit, Italia tashmë është në karantinë nga Aosta në Palermo dhe ka kapërcyer kuotën simbol prej 10 mijë të prekurish. 1004 janë të shëruarit ndërkohë që është regjistruar edhe numri më i lartë i viktimave; 168 në një ditë të vetme duke e çuar totalin ne 631.

Nga rajonet e veriut, Lombardia dhe Veneto, vijnë apele për të mbyllur gjithçka për 15 ditë. Kërkesa bazohet te rezultatet e Codogno-s ku për të parën herë nuk janë regjistruar raste të reja. Guvernatorët duan që të qëndrojnë hapur vetëm shërbimet thelbësore, ndërsa dyqanet, me përjashtim të atyre ushqimorë dhe farmacive, dhe aktivitetet prodhuese, të mbyllen menjëherë. Në fakt, Codogno, një nga epiqendrat e virusit, ka respektuar një karantinë të plotë çka ka sjellë ndaljen e përhapjes së virusit. Kërkesa i është paraqitur ekzekutivit, e mbështetur edhe nga Matteo Salvini, dhe kabineti Konte nuk ka thënë jo, por ka marrë më shumë kohë.

Rreth 60 milionë italianë u vendosën në izolim që nga mëngjesi i të martës, me udhëtime të kufizuara dhe njerëzit që janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi. Austria ka ndaluar hyrjen e të gjithë qytetarëve italianë në vend ndërkohë që gjermania thotë se mbyllja e kufijve për të ndaluar përhapjen e virusit nuk do të funksionojë. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, tha se virusi tashmë është në gjermani dhe në Evropë. Këtë duhet ta kemi të qartë. Ai do të përhapet edhe nëse mbyllen të gjithë kufijtë. Vetë Gjermania, ka aktualisht 1296 raste të konfirmuara me koronavirus.

Ndërkohë, vendi ka hedhur sytë nga Evropa për ndihma në frontin ekonomik. Presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, në fund të një videokonferencë me 27 vendet anëtare, ka garantuar se unioni do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar që ekonomia evropiane do t’i bëjë ballë kësaj stuhie.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...