15.5 C
Tirana

Mbetjet e Kurum, anija në port. Nis shkarkimi i kontenierëve, dërgohen në Spitallë

Më datë:

Ka nisur shkarkimi i 122 kontejnerëve me mbetje të dyshuara si të rrezikshme nga anija “Moliva” e kthyer nga Tajlanda, e cila u ankorua në kalatën numër 6 të portit të Durrësit mëngjesin e së premtes.

Kontejnerët do të zhvendosen direkt drejt vendit të përcaktuar ku do të qëndrojnë të monitoruara rreptësisht deri në fund të procesit të hetimit dhe deri në daljen e analizave.

Nga porti deri te vendi ku do të qëndrojnë kontenierët do të shoqërohet nga forca policie. Burime thonë se kontenierët do të vendosen në afërsi të Kampusit Universitar në afërsi të fshatit Shën Vlash, në një hapësirë toke të sekuestruar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera.

Prokuroria urdhëroi mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, ndërsa paralelisht po kryhen hetimet dhe analizat e nevojshme.

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...