13.5 C
Tirana

Mbetet në fuqi armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit

Më datë:

Një armëpushim i brishtë vijon të mbahet  midis Indisë dhe Pakistanit, pas orësh luftimesh dhe thirrjes së Presidentit amerikan Donald Trump ku deklaroi se do të punojë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me Kashmirin.

Shpërthime u dëgjuan në qytetet pranë kufirit gjatë natës. India tha se Pakistani kishte shkelur marrëveshjen e arritur për të ndaluar të shtënat dhe se forcat e armatosura indiane ishin udhëzuar të “merrnin masa të ashpra” ndaj çdo përsëritjeje. Në përgjigje, Pakistani tha se ishte i përkushtuar ndaj armëpushimit dhe fajësoi Indinë për shkeljet e përsëritura.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit pas diplomacisë dhe presionit nga Shtetet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara dhe vendet anembanë botës, përfshirë Bangladeshin, Katarin, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, e kanë mirëpritur armëpushimin, i cili u ndërmjetësua nga më shumë se 30 vende.

Trump vlerësoi udhëheqësit e të dy vendeve për marrëveshjen për të ndaluar agresionin.

“Edhe pse as nuk është diskutuar, unë do ta rris tregtinë, ndjeshëm, me të dyja këto kombe të mëdha. Përveç kësaj, do të punoj me ju të dy për të parë nëse arrihet një zgjidhje në lidhje me Kashmirin”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka lëshuar një deklaratë duke vlerësuar atë që e quajti “rol konstruktiv” të luajtur nga SHBA-të së bashku me vendet e tjera mike në mbështetje të armëpushimit. Tensionet u përshkallëzuan midis shteteve fqinje pas vrasjes së turistëve muajin e kaluar në Kashmir.

India fajësoi Pakistanin për sulmin dhe nisi të mërkurën “Operacionin Sindoor” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir. Rajoni i Kashmirit është në zemër të konfliktit mes dy vendeve të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...