‘Cnn.iprima.cz’ shkruan se u desh ndërhyrja e një helikopteri për shkak të terrenit të vështirë për t’u aksesuar.

“Rreth orës 10:07, kemi marrë informacion se tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në terrene të pjerrëta në kufirin mes Thethit dhe Valbonës”, tha policia.

Ajo shtoi se anëtarët e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Për shkak të terrenit të pjerrët dhe të vështirë dhe largësisë së alpinistëve nga ku mund të arrijnë me makinë, është kërkuar një helikopter”, shtoi ajo.

“Policia, tha se helikopteri nuk mundi të operonte në zonë për shkak të mjegullës dhe terrenit të pjerrët.

Rojet dhe shpëtimtarët përfundimisht arritën te turistët në këmbë dhe i çuan në një vend ku mund të ulej helikopteri. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në artikull ndër të tjera.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se; “Zona malore rreth Thethit, ku majat e shkëmbinjve arrijnë një lartësi deri në 2400 metra, është një destinacion popullor për turistët nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, veçanërisht nga Republika Çeke.

Fakti që tre studentë çekë u zhdukën në këtë zonë në vitin 2001 nuk i pengoi ata të udhëtonin në këto vende.

Në vitin 2015, dy turistë çekë u vranë në malet në veri të Shqipërisë.”.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për 3 turistë çek, të cilët, duke eksploruar zonën e Valbonës, kanë mbetur të bllokuar, ju informojmë se:
Për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në tërrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.
Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çek, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në qendrën shëndetesore të fshatit Lekbibaj, ku morën asistencën mjekësore dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.